Hong Kong, i refuzohet viza e punës redaktorit të Financial Times
Autoritetet në Hong Kong refuzuan rinovimin e vizës së punës për Victor Mallet, redaktorin për Azinë të gazetës Financial Times.

Mallet, njëkohësisht është edhe zv/president i Klubit të Gazetarëve të Huaj, që në gusht nervozoi autoritetet kineze për shkak se ftoi për të folur në një aktivitet, një person të konsideruar si separatist nga Pekini.

Hong Kongu, që është territor i Kinës, nuk dha shpjegime për vendimin.

Ndërkohë Britania e Madhe tha se ishte e shqetësuar nga vendimi dhe se kishte kërkuar shpjegime urgjente nga Hong Kongu për refuzimin e vizës.
Shtuar më 06/10/2018, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori