E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Hollande përpara kombit francez: Terroristët nuk përfaqësojnë Islamin, Franca të jetë e bashkuar
Presidenti francez Fransua Hollande i është drejtuar kombit francez pasi ka përfunduar masakra që tronditi Francën dhe të gjithë botën.

Hollande konfirmoi se janë vrarë edhe katër pengje, ndërsa lavdëroi policët për punën lavdëruese që bënë.

"Ata e bënë këtë për të shpëtuar jetë dhe të neutralizojnë terroristët që vrasin", tha Holande.

Ai theksoi se Franca nuk do të frikësohet nga këto ngjarje dhe se ajo sot ka nevojë të jetë më e bashkuar se kurrë.

Kreu presidencial sqaroi se sulmi ishte terrorist dhe s’ka të bëjë aspak me islamin dhe se terrorizmi ngado të vijë ai është e keqja e Francës dhe botës mbarë./albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori