Holbrooke denon deshtimin e komunitetit nderkombetar ne pengimin e Masakres se Srebrenices
Albeu.com
Ish-negociatori amerikan per ish-Jugosllavine, Richard Holbrooke, denoi sot deshtimin e komunitetit nderkombetar per te penguar masakren e 8 000 myslimaneve ne Srebrenice, ne korrik te vitit 1995, pervjetori i 10-te i te ciles po kujtohet sot."Srebrenica nuk duhet te kishte ndodhur kurre. Srebrenica ka qene nje deshtim i NATO-s dhe i ushtareve paqeruajtes te OKB-se dhe nje tragjedi qe nuk duhet ta kishim lejuar asnjehere te ndodhte", deklaroi per shtypin Richard Holbrooke, ne vendin e masakres. Ideator i marreveshjes se paqes se Dejtonit, qe, ne nentor te vitit 1995, shenoi fundin e luftes se Bosnjes, ish-diplomati ka ardhur te marre pjese ne ceremonine perkujtimore perkrah mijera personave, nder te cilet shume perfaqesues te komunitetit nderkombetar. Holbrooke perseriti se ish-shefat serb te Bosnjes Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic, te akuzuar nga Gjykata Penale Nderkombetare e Hages per gjenocid me masakren e kryer, duhet te dergoheshin perpara drejtesise nderkombetare. "Ceshtja nuk ka perfunduar per sa kohe Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic nuk jane kapur", tha ai. BW
Shtuar më 11/07/2005, ora 21:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori