Holanda i quan falsifikim i neveritshëm i historisë deklaratat e Erdoganit
Kryeministri holandez, Mark Rutte e cilësoi sot si falsifikim i neveritshëm i Historisë në deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për masakrën e 8.000 myslimanëve të Srebrenicës nga ana e forcave serbe të Bosnjes në korrikun e 1995.

“Ai vijon të helmojë situatën”, u shpreh ai, cituar nga agjencia holandeze e lajmeve ANP. Ne nuk do të biem në këtë nivel. Është tërësisht e papranueshme”, shtoi ai, përcjell Atsh.


Erdogan e përmendi masakrën e Srebrenicës, ndërsa kaskat blu holandeze dështuan për ta penguar. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori