Hodhi nga makina në lëvizje, të dashurën e tij 9 muajshe shtatzanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minesota, ku një 24-vjeçar gjatë një konflikti banal me të dashurën e tij e cila ishte 9 muajshe shtatzanë, e ka shtyrë atë duke e hedhur nga makina e tij gjatë kohës që ajo ishte duke i dhënë asaj.

Lance Booth, është emri i të arrestuarit, i cili gjatë kohës që e dashura e tij po i jepte makinës, ai e ka kapur atë prej flokësh, ja ka përplasur kokën pas xhami,dhe më pas pasi i ka qëlluar disa herë me grushta në fytyrë, e ka hedhur atë jashtë makine.

Vajza shtatzanë, kishte në sedijen e pasme dhe fëmijën tjetër të saj, një foshnje 10 muajshe.

Pasi është ndaluar nga policia, Booth u pa se ishte nën efektin e lëndëve narkotike, fatmirsisht e dashura e tij nuk e humbi foshnjen e saj në bark, dhe kjo u cilësua si një mrekulli nga doktorët.

Ajo pësoi vetëm një thyerje të krahut të saj, ndërsa i dashuri i saj rrezikon tashmë disa vite heqje lirie. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori