"Hitleri grua", mediat turke krahasojnë Merkelin me Adolf Hitlerin (FOTO LAJM)

Tensionet mes disa vendeve të Bashkimit Europian dhe Turqisë, duket se janë përshkallëzuar edhe më shumë.

Së fundmi zyrtarët turq kanë paralajmëruar luftë në BE dhe trazira me refugjatët.

Por e fundit që është përfshirë në këtë luftë fjalësh ka qënë gazeta proqeveritare turke "Gunesh", e cila ka publikuar në faqen e parë të saj, një foto të kancelares gjermane, Angela Merkel ku duket me mustaqe dhe e veshur në uniformë naziste.

Anësh fotos është shkruar "Hitleri grua" dhe pranë saj është vendosur kryqi nazist dhe mbishkrimi "Frau Hitler".

Kutojmë se tensionet mes Turqisë dhe BE-së, erdhën pasi Erdogan e cilësoi Gjermaninë si "mbetje naziste", pasi kjo e fundit ndaloi zyrtarët e saj të mbanin një tubim pro referendumit për ndryshimet kushtetuese. /albeu.com/


Shtuar më 17/03/2017, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori