Historiku i konfliktit Izrael-Palestine
Pëlqej
Albeu.com
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Duke nisur nga viti 1946 e deri mė 2008, Izraeli ka ndjekur njė politikė zgjeruese ndaj Palestinės. Mė poshtė do tė japim hartėn dhe ndryshimin e saj qė nga themelimi i Izraelit si shtet i pavarur mė 14 Maj 1948.Asambleja e Kombeve tė Bashkuara, nė vitin 1947 votoi pro ndarjes sė territorit palestinez midis arabėve dhe hebrenjve duke i njohur Jeruzalemit njė status ndėrkombėtar. Menjėherė pas kėtij vendimi, mė 14 Maj 1948 Izraeli shpalli pavarėsinė.

Palestina e cila deri mė 1947 rezultonte si njė territor mė vete, nė 61 vitet qė kemi lėnė pas ka ndryshuar tėrėsisht. Pėr kėtė, mjafton tė shikoni hartėn poshtė:

harta e palestines



Nė fakt, nė kėtė gjeografi gjithēka nisi mė 1917 kur u nėnshkrua edhe deklarata e Balfour-it qė nėnkuptonte shkėputjen e vendit nga Perandoria Osmane.

Ministri anglez Arthur Balfour, i shkruajti njė letėr liderit sionist Lord Rotshild. Nė kėtė letėr, Balfour shkruante se Anglia do tė mbėshteste deri nė fund sionistėt pėr vendosjen e njė shteti hebre nė territorin palestinez. Kjo letėr u fut nė histori si “Deklarata e Balfour-it”.

Nė bazė tė kėsaj deklarate, me qindra mijėra ēifutė, sipas projektit sionist emigruan drejt territorit palestinez tė sunduar nga anglezėt.

Si pasojė e zhvendosjeve tė planifikuara tė ēifutėve drejt territorit palestinez, rritja e popullsinė hebreje nė njė tė gjashtėn e popullsisė vendase bėri qė nė Prill tė vitit 1920 tė nisin edhe kryengritjet e popullit palestinez.

Nė vitin 1947, Britania e Madhe i dorėzon pėr zgjidhje Kombeve tė Bashkuara ēėshtjen e Palestinės. Kombet e Bashkuara, duke e ndarė territorin palestinez nė dy pjesė, sugjeruan qė 56.5 pėrqind e tij t’u jepet ēifutėve dhe 43.5 pėr qind tu jepet arabėve. Pavarėsisht kundėrshtimeve palestineze, ky propozim kaloi me votėn pro tė 33 shteteve.

Mė 15 maj 1948, Britania e Madhe deklaroi se kėrkonte t’i jepte fund sundimit tė saj nė Palestinė. Militant ēifutė, nė dhjetor tė vitit 1948, nisėn spastrimin etnik tė fshatrave me popullsi arabe nė Palestinė. Ndėrkohė qė Izraeli shpalli pavarėsinė e tij mė 14 Maj 1948.

Militantėt e organizatave sioniste Irgun dhe Lehi, pas masakrės qė bėnė mė 9 Prill nė fshatin Deir Jasin , detyruan me mijėra libanezė qė jetonin aty qė tė largoheshin drejt Egjiptit dhe Bregut Perėndimor. Vetėm njė ditė pasi Izraeli shpalli pavarėsinė, Jordania, Egjipti, Libani, Iraku dhe Siria e sulmuan atė, por mbeten tė pafuqishme kundrejt mbrojtjes izraelite. Pas kėtyre luftimeve, Egjipti mori Gazėn, kurse Jordania mori njė periferi tė Jeruzalemit dhe Bregun Perėndimor. Kėto hapėsira pėrbėnin 25 pėr qind tė Palestinės.

Nė vitin 1964 u themelua Lėvizja Ēlirimtare e Palestinės.

Mė 5 qershor 1967, nisi njė luftė ditore gjatė sė cilės ndryshoi edhe harta e Lindjes sė Mesme. Izraeli arriti tė pushtojė Jeruzalemin lindor dhe Bregun Perėndimor, ndėrsa mori pėrfundimisht nga Egjipti Gazėn dhe gadishullin e Sinas si dhe kodrat Golan nga Siria. Pas kėtyre luftrave, Izraeli zgjeroi territorin e tij nė pothuajse dyfish. Kombet e Bashkuara, pas kėsaj lufte tėrhoqėn vendimin 242 duke pranuar kėto territore si tė pushtuara nga Izraeli dhe kėrkoi tėrheqjen e menjėherėshme tė tij, gjė kjo qė u kundėrshtuar nga Tel-Avivi zyrtar.

Nė vitin 1968, Jaser Arafat kalon nė krye tė Lėvizjes Ēlirimtare tė Palestinės. Ai, foli pėr herė tė parė para Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ku theksoi kėrkesat e tij pėr paqe.

Nė vitin 1977, pasuesit e Irgun dhe Lefi, partia Likud fiton zgjedhjet nė Izrael. Kjo parti mbronte idenė e marrjes sė tė gjithė territoreve tė premtuara (Jordani, Palestinė, Irak, Siri, Liban, Egjipt, dhe njė pjesė tė Turqisė dhe Iranit). Nė atė kohė, ish ministri i bujqėsisė, Ariel Sharon ishte nga partia Likud.

Nė vitin 1979, lideri egjiptian Enver Sedat nėnshkroi marrėveshjen e paqes me Izraeli duke u ktheyer kėshtu nė vendin e parė arab qė njohu pavarėsinė e tij. Sipas kėsaj marrėveshjejei Gaza ju dorėzuar palestinezėve.

Nė vitin 1982, Ariel Sharon nis luftėn Izrael-Liban. Gjatė kėsaj kohė u kryen edhe masakrat mė tė mėdha historike. Me mijėra palestinezė u vranė nė kampet Sabra dhe Shatilla. Pamjet e dhimshme tė vrasjeve dhe masakrave nė kėta kampe, kaluan si njė njollė e zezė nė histori.

Nė vitin 1982 Izraeli i shpall luftė Libanit.

Nė vitin 1987, nė Gaza nis vala e protestave e quajtur Intifada e cila nė njė kohė tė shkurtėr u pėrhap edhe nė Bregun Perėndimor. Brenda tė njėjtit vit, nė Palestinė e themelua edhe lėvizja e Hamasit, e drejtuar kjo nga Shejh Ahmed Jasin.

Nė vitin 1988, Bashkimi pėr Liri tė Palestinės nėn drejtimin e Arafatit pranon vendimin 242 tė Kombeve tė Bashkuara dhe idenė pėr dy shtete nė Palestinė.

Nė vitin 1992, me ardhjen nė pushtet tė Partisė sė Punės nė Izrael, nisi edhe njė etapė deri diku mė paqėsore. Nė vitin 1993 Izraeli dhe Arafati nėnshkruan marrėsveshjen pėr paqė tė Oslos. Sipas kėsaj marrėveshjeje, Arafati fitoi tė drejtėn pėr tu kthyer nė vendin e tij. Nė vitin 1994, Lėvizja pėr Ēlirim tė Palestinės dhe Izraeli takohen nė Kajro. Nė kėtė takim u vendos qė Izraeli ti lė Palestinės njė pjesė tė mirė tė Gazės dhe qytetin Erila tė Bregut Perėndimor.

Nė Shtator tė vitit 2000, Ariel Sharon viziton xhaminė e shenjtė tė Mesxhidi Aksasė nė Jeruzalem, gjė kjo qė ngjalli njė valė protestash tek myslimanėt palestinezė. Kjo ngjarje shėnoi edhe fillimin e Intifadas sė dytė.

Nė vitin 2006-2007, vėmendja u pėrqendrua nė pėrplasjet midis Al Fatih dhe Hamasit. Konflikti I kėtyre dy grupeve qė luftonin pėr pavarėsinė e Palestinės, ishte nė interest ė Izraelit.

Pas vdekjes sė Jaser Arafatit, nė krye tė vendit erdhi Mahmud Abas i cili u takua me Shimon Peres nė Annapolis.

Mė 27 Dhjetor 2008, ditė kjo e shenjtė pėr ēifutėt e qė sipas besimit tė tyre nuk lejohet as qepja me gjilpėrė, Izraeli nisi drejt Palestinės njė sulm tė koduar “Derdhje plumbash”. Pas njė jave sulmesh ajrore, nisi edhe ofensiva tokėsore.

Gaza, e cila cilėsohet si kampi mė i pėrqendruar nė botė, ka njė sipėrfaqe tė vogėl nė krahasim me popullsinė ku pėer ēdo metėr katror I takon pesė palestinezė. E pas gjithė kėsaj, Izraeli i cili synon shkatėrrimin e Hamasit, ka shkaktuar me qindra viktima midis tė cilėve shumė gra e fėmijė tė pafajshėm.

FUQIA USHTARAKE E HAMASIT

- Mendohet se Hamasi ka mijėra raketa me rreze tė shkurtėr veprim, si dhe shumė raketa "Grad" me rreze tė gjatė veprimi qė mund tė arrijnė qendrat e populluara izraelite deri nė 40 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazės.

- I dislokuar fillimisht nė rrugėt e Gazės nė maj tė vitit 2006, aparati kryesor i sigurisė i Hamasit, qė u quajt fillimisht Forca Ekzekutive, ka shkuar nga afro 3 000 anėtarė nė mė shumė se 13 000 anėtarė dhe ėshtė ndarė nė disa degė tė sigurisė. Tė paktėn 180 persona nga forcat e sigurisė sė Hamasit u vranė gjatė sulmeve ajrore izraelite.

- Forca kryesore e sigurisė e Hamasit ėshtė rritur nė madhėsi qė kur ky i fundit mori kontrollin e Rripit tė Gazės nė qershor tė vitit 2007, pjesėrisht pasi grupi islamik ka para pėr tė paguar rrogat. Nė zemėr tė forcės ka kryesisht anėtarė tė krahut tė armatosur tė Hamasit, Brigada Izz el-Deen al-Qassam, por ajo pėrfshinė disa anėtarė tė fraksioneve militante, tė tilla si Komitetet e Rezistencės Popullore.

- Mendohet se Brigadat Qassam kanė 25 000 anėtarė, por nuk ėshtė e qartė sesa prej tyre janė tė pėrfshirė nė njėsitė e tjera.
- Forcat e armatosura mirė dhe tė motivuara tė Hamasit janė tė pajisura me pushkė dhe granata. Disa veshin jelekė antiplumb dhe mbajnė armė kundėrtank, qė kanė hyrė kontrabandė nė Rripin e Gazės nėpėrmjet tuneleve nga Egjipti ose qė janė ndėrtuar nė mėnyrė artizanale.

- Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikė theksojnė se Irani siguron financimin dhe trajnimin e specializuar tė njėsive tė Hamasit. Mendohet se Hamasi ka ndėrtuar disa bunkerė tė fortifikuar tė ngjashme me ato tė pėrdoruara nga gueriljet e Hezbollahut nė jug tė Libanit.

- Hamasi ka bėrė thirrje pėr njė kryengritje tė re kundėr Izraelit qė do tė pėrfshijė sulme kamikaze nė qytetet izraelite. Duke marrė parasysh faktin se Gaza ėshtė e rrethuar, Hamasi ka tė ngjarė t'u drejtohet pėrkrahėsve tė tij nė Bregun Perėndimor, por pjesa mė e madhe e tyre janė rrethuar nga forcat izraelite dhe nga forcat e sigurisė palestineze besnike ndaj presidentit Mahmoud Abbas. Zyrtarėt e sigurisė izraelitė theksojnė se barriera qė shteti hebre ka ndėrtuar rreth Bregut Perėndimor e ka bėrė mė tė vėshtirė pėr tė bėrė operacione kamikaze nga kėtu.


KRONOLOGJI:

1987 - Hamasi u krijua gjatė kryengritjes sė parė tė palestinezėve.

1993 - Hamasi kundėrshton marrėveshjet pėr paqe tė pėrkohshme mes Izraelit dhe
Organizatės tė Ēlirimit tė Palestinės (PLO) e drejtuar nga Yasser Arafat.
1996 - Arafati zgjidhet president. Lėvizja Fatah fiton 68 nga 88 vende nė parlament. Hamasi bojkoton votimet.
2000 - Fillon kryengritja e dytė pas ndėrprerjes sė bisedimeve pėr paqe.
2004 - Arafat vdes nė Paris dhe pasohet nga Mahmoud Abbas si kreu i OĒP dhe president i vendit.
2005 - Abbasi dhe lideri izraelit, Ariel Sharon deklarojnė armėpushim. Abbasi fiton pėrkrahjen e Hamasit, i cili e respekton armėpushimin. Izraeli i jep fund pushtimit 38-vjeēar nė Gaza.
2006 - Hamasi fiton zgjedhjet parlamentare palestineze, duke marrė 74 vende nė parlamentin me 132 anėtarė. Lėvizja Fatah e drejtuar nga Abbasi fiton 45 vende.

2007 - Islamikėt e Hamasit fitojnė njė luftė tė shkurtėr civile nė Rripin e Gazės kundėr forcave laike tė Fatahut besnike ndaj Abbasit. Abbasi shkarkon qeverinė e Hamasit dhe emėron qeverinė e tij nė territorin e pushtuar tė Bregut Perėndimor.


ĒFARĖ ĖSHTĖ HAMASI:
-Hamasi ėshtė njė shkurtim i Lėvizjes Islamike pėr Rezistencė dhe qė nė arabisht do tė thotė "pėrkushtim".

- Hamasi ėshtė angazhuar zyrtarisht pėr tė shkatėrruar Izraelin dhe pėr tė krijuar njė shtet islamik nė vend tė tij. Por Hamasi ka deklaruar se do tė pranonte krijimin e njė shteti palestinez nė tokat e pushtuara nga forcat izraelite nė luftėn e vitit 1967 nė kėmbim tė njė armėpushimi afatgjatė.

- Hamasi ka kundėrshtuar kėrkesat nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendeve tė tjera pėr tė njohur shtetin hebre dhe pėr t'u ēarmatosur. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janė pėrpjekur tė izolojnė Hamasin.


- Hamasi ka ndėrmarrė njė seri sulmesh vetėvrasėse kundėr Izraelit duke filluar nga viti 2000, por mė pas respektoi njė armėpushim nė vitin 2005. Sulmet e djeshme vdekjeprurėse ajrore tė Izraelit nė Rripin e Gazės detyruan liderin e Hamasit Khaled Meshaal tė bėjė thirrje pėr kryengritje.

-Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006 me ndihmėn e premtimeve tė tij pėr tė ērrėnjosur korrupsionin nė Autoritetin Palestinez dhe pėr tė luftuar kundėr Izraelit. Ai ėshtė gjithashtu popullor pėr shkak tė njė rrjeti bamirėsie qė drejton. (start)
Shtuar më 07/01/2009, ora 14:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori