Shkaktoi aksidentin me vdekje në Durrës, arrestohet shoferi me patentë false, iu gjet dhe kanabis në mjet

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Plepa-Romanat, ku një mjet tip Benz është përplasur me një plep dhe për pasojë ka humbur jetën një pasagjer.

Nga aksidenti shoferi i mjetit, E. K., 23 vjeç, u lëndua nga aksidenti dhe mori ndihmë mjekësore, ndërsa sot është arrestuar nga policia.

Policia bën me dije se, 23-vjeçari është arrestuar. Ai kishte patentë të falsifikuar ndërsa në mjet iu gjet edhe kanabis sativa.

“E. K., 23 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi në aksin rrugor Arapaj-Plepa, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi G. H. Gjatë verifikimi të dokumentacionit, drejtuesi ka paraqitur një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjet është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 13:24