Duke komentuar raportet shqiptaro-serbe gjatë historisë,
historianët serbë thonë se betejat e humbura janë më të rëndësishme për krijimin e identitetit sesa fitoret, duke iu referuar humbjes së "Betejës së
Kosovës".
Sipas tyre,
konfliktet mes dy kombeve datojnë nga koha e Perandorisë Osmane, ndërsa ndarja më e madhe ka ndodhur në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë.
Por disa nga
historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e
Kosovës, ndërsa disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit.
Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka
Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën "Zëri" ka folur sesi kanë nisur
konfliktet në mes të
Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti.
"Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit", ka thënë
Stojanoviq. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2017,
ora 09:56