Historiani britanik: Fundi i botës është afër
Pëlqej
Historiani britanik, Dominic Sandbrook, ka paralajmëruar se apokalipsi po vjen.

Ai ka thënë se Perëndimi është i paaftë të ndalojë organizatat terroriste në Lindjen e Mesme, si ISIS.

"Gjëra më të vërtetë të tmerrshme po ndodhin. Duket se Kalifati është i pamundur të largohet. Ai ka mbështetje financiare në shumë vende edhe të Perëndimit. Kështu, edhe të rinjtë, duke ndjerë krizën ekonomike gënjehen dhe përfshihen në luftëra", thotë SandBrook.

Historiani shprehet më tej se në Lindjen e Mesme njerëzit po jetojnë nën tirani, madje ka etni që po provojnë edhe genocidin, ndërsa Perëndimi po përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Dominic Sandbrook vlerëson se ekzsiton rreziku që ajo çfarë po i ndodh qyteteve të tilla si Damasku apo Aleppo tiu ndodhë edhe qyteteve të tjera botërore dhe se kjo është shenjë drejt shkuarjes në apokalips. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori