Historia që përloti botën, babai sakrifikon jetën për të birin (FOTO LAJM)

Një djalë 2-vjeçar u shpëtoi breshërisë së plumbave nga veprimi heroik i babait të tij gjatë sulmit me armë në xhami në Zelandën e Re.

Zulfirman Syah ishte me djalin në xhami për të bërë lutjet e së premtes, kur autori i sulmit Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr ndaj besimtarëve myslimanë.

Zulfirman Syah mbuloi me trup djalin e tij 2-vjeçar duke marrë disa plumba në trup.

Ndërsa vogëlushi u prek nga një plumb në këmbë, por që fatmirësisht nuk i shkaktuar lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i 2-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Bashkëshortja e Zulfirman Syah tha për mediat vendase:

"Burri im mbrojti djalin tonë gjatë sulmit, duke u goditur me shumicën e plumbave dhe me lëndime më të rënda se djali. Ai është duke u shëruar".

Shtuar më 17/03/2019, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori