Historia e kandidatit francez për president, si u martua me mësuesen e tij

Kandidati për President të Francës, Emmanuel Macron, i cili po garon kundër ektremistës së djathtë, Marinë Le Pen, ndër të tjera u përfol shumë për jetën e tij private, përkatësisht diferencën në moshë me gruan e tij.

Nëse Macron fiton garën presidenciale, Franca do të ketë Zonjën e Parë më të pazakontë në historinë e saj.

Kandidati 39-vjecar Macron është i martuar me Brigitte Trogneux, 56-vjeçare, me të cilën u martua në vitin 2007.

Gruaja e Macronit, pothuajse 20 vjet më e madhe se ai, më parë kishte qenë mësuesja e tij e dramës franceze.

Trogneux ka tre fëmije dhe gjashtë nipër e mbesa dhe në një intervistë kishte thënë se ajo ishte përcjell nga burri i saj që në moshën e tij të re, shkruan Express.

“Në moshën 17-vjecare Emannuel më kishte thënë çfarëdo që do të bësh, unë do të martohem me ty,” kishte treguar Trogneux.

Ndërsa dashurinë e saj për burrin ajo e kishte shprehur edhe në intervista tjera, ku ndër të tjera kishte thënë se Macron është i mirë në gjithçka, jo vetëm në politikë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori