Historia e gripit
Albeu.com
Në lashtësi nuk njihej, ndërkohë që epidemitë e mëdha kanë qenë në vitet 1700. Një herë në 30 vjet ka shpërthime që marrin miliona jete njerezish. Gjatë shekujve të fundit, bota ka përjetuar epidemi të rënda gripi një herë çdo 30, 40 vjet.Një herë në 30 vjet ka shpërthime që marrin miliona j

1- Gjatë shekujve të fundit, bota ka përjetuar epidemi të rënda gripi një herë çdo 30, 40 vjet. Tani, me shpërthimin e gripit të derrave në Meksikë, Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara, ekspertët mjekësorë pyesin veten nëse bëhet fjalë për valën e radhës epidemike. Para se të zbuloheshin vaksinat, gripi merrte jetën e miliona njerëzve.
Gripi spanjoll i vitit 1918 me përmasa planetare "vrau" 50 milionë njerëz, një numër ky më i madh se i personave që u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore. Vaksinat u shpikën në Shtetet e Bashkuara në vitin 1944, por çdo herë që virusi pëson mutacion në një formë të panjohur aq herë ai godet sistemet
imunitare të papërgatitura.

2- Hipokrati (460-370 para Krishtit)
Mjeku grek, që njihet rëndom si "babai i mjekësisë" në shkrimet e tij ka përshkruar edhe simptomat e gripit, por nga ajo epokë nuk kemi asnjë lloj dokumenti për ndonjë epidemi masive. Kjo deri në vitin 1580, kur Mbreti Filip II nisi mbretërimin në Spanjë. Sipas shkencëtarëve trupat ushtarake të mbretit ishin përgjegjësit kryesorë për përhapjen e një virusi gripi vdekjeprurës në pjesët e tjera të Evropës.


3- Në 1700 bota përjetoi 3 epidemi gripi masive dhe dy epidemi të tjera. Pavarësisht se mjekët u përpoqën që të bënin maksimumin e mundshëm për
kohën, ata nuk kishin shumë informacione për virusin e gripit. Disa mendonin se ai përhapej edhe përmes marrëdhënies seksuale. Kjo e vështirësoi shumë
mjekimin dhe parandalimin e tij

4- Epidemitë e gripit vazhduan edhe gjatë shekullit të 19-të, ndërkohë që qytetet rriteshin dhe popullsia shtohej e mbi të gjitha në epokën kur u rrit ndjeshëm edhe tregtia mes vendeve të ndryshme të botës. Një epidemi gripi,
ajo e vitit 1837, ishte aq e rreptë, saqë vdekjet nga gripi tejkaluan numrin e
lindjeve në Angli, ndërkohë që në Barcelonë biznesi u mbyll për shumë muaj. Një tjetër grip ishte edhe ai i vitit 1890 në Rusi që mendohet se erdhi nga Kina dhe u përhap në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.


5- Viti 1918 nuk do të harrohet kollaj për shkak të epidemisë më të madhe të gripit të regjistruar deri më tani. Për disa kjo është epidemia më e rëndë e të gjithë historinë e njerëzimit. Në të gjithë botën, nga kjo epidemi humbën jetën
50 milionë vetë. Vetëm në Spanjë vdiqën 8 milionë. Kjo statistikë rrëqethëse tejkaloi disafi sh edhe numrin e të vrarëve nga Lufta e I Botërore, që kishte
përfunduar atë vit.


6- Me kalimin e viteve, shkencëtarët kanë mësuar shumë gjëra në lidhje me gripet dhe epidemitë e tyre dhe mësuan si të izolonin laboratikisht shumë viruse vdekjeprurëse. Prej kësaj lindën edhe tentativat për krijimin e vaksinave të para.


7- Viti 1957 shënoi përhapjen e epidemisë së gripit aziatik. Por në këtë epidemi u arrit një sukses, sepse virusi u lokalizua shpejt dhe si pasojë doli edhe vaksina. Megjithatë, numri botëror i viktimave shkoi në 2 milionë.


8- Ndërsa në shekullin e ri një nga epidemitë më të mëdha ishte ajo e gripit të shpendëve që u zbulua në disa ferma të Koresë së Jugut. Qeveria mori masa të menjëhershme duke vrarë dhe groposur shumë shpezë në të gjithë vendin.
Shtuar më 29/04/2009, ora 20:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori