Kancelaria e Gjermanisë, Angela
Merkel në një video mesazh të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, thotë se të gjithë vendet e
Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë.
“Në Ballkanin Perëndimor do të ketë paqe nëse ka perspektivë Evropiane”, shprehet
Merkel duke theksuar se,
historia e Evropës është e lidhur me historinë e
Ballkanit Perëndimor. Në mesazhin e saj,
Merkel veçon se Berlini nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së dhe shton se Gjermania insiston vetëm tek plotësimi i kritereve ekzistues. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014,
ora 13:56