Histori që të përlot, nëna bëhet mburojë e gjallë për foshnjen gjatë stuhisë së breshërit (FOTO LAJM)

Kjo është një histori nga ato që hasen një herë në jetë.

Fiona Simpson po shkonte për në shtëpinë e saj në Kingaroy të Australisë, së bashku me gjyshen 78-vjeçare dhe të bijën katër muajshe, kur filloi një breshër i rrëmbyeshëm.

Kokrrizat e breshërit ishin aq të mëdha sa thynë çdo gjë në makinë, ndërsa e reja shkoi në pjesën e pasme për të mbrojtur foshnjen.

Breshëri ra mbi trupin e saj ndërkohë që poshtë kishte mbuluar fëmijën.

“Isha shumë e frikësuar, por nuk kishte kohë për panik dhe duhej të veproja.

Vajza ka qarë tërë kohën, por ishte zhurmë e madhe nuk po e dëgjoja”- ka thënë Simpson.

Në momentin që stuhia ka pushuar, ajo ka ecur me vështirësi deri në shtëpinë më të afërt dhe ka kërkuar ndihmë.

Mjekët e ndihmës së shpejtë, e kanë marrë për trajtim në spital, ku është dashur të qëndrojë për një natë.

“Në fund të ditës, është me rrëndësi që jemi gjallë. Vetura zëvendësohet, plagët shërohen dhe të gjithë jemi të sigurt” tha Simpson.
Shtuar më 13/10/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori