Histori prekëse/ Vëllai i pafat i Obamës: Askush s’e di që ekzistoj
I njëjti gjak, e njëjta dhimbje, i njëjti baba që i braktisi që kur qenë fëmijë të mitur. Por të ardhme krejt të ndryshme: njëri është president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa i dyti jeton në një geto afrikane ku syri të zë veç baraka të sajuara.

Xhorxh Husein Oniango Obama, vëllai i harruar i kandidatit presidencial Barak Obama, më i ri dhe më pak fatlum, nuk ishte afruar kurrë nga njeri deri tani derisa një gazetar i revistës “Vanity Fair Italia”, kaloi një ditë të tërë në geton ku banon, shkruan Koha Jonë.

“Askush nuk e ka idenë që ekzistoj”, i tha Xhorxhi gazetarit italian.

“Këtu jetojmë me më pak se një dollar në muaj”, rrëfen gjithashtu, teksa shoqëron gazetarin nëpër geton ku jeton, në Huruma, në periferi të Nairobit.

Baraka e tij është dy metra e gjerë dhe tre e gjatë. Nga ajo që mund të quhet tavan, varen tre bluza. Mobilimi kompletohet nga një poster i skuadrës së Interit, një tjetër të Milanit dhe një kalendar i disa viteve më parë, ku shfaqen foto plazhesh ekzotike.

Por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kopertina e një gazete vendase me fotografinë e presidentit Barak Obama. Vëllai i tij i madh. Në geto të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman. I ati, i quajtur Barak Husein Obama plaku, ka bërë një jetë të etshme, poligam, si të gjithë në Kenia, la pas katër gra dhe tetë bij./Albeu.com/
Shtuar më 12/07/2016, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori