Hiri vullkanik, rikthehet kaosi ne aeroportet evropiane
Albeu.com
Retë e hirit vullkanik nga Islanda sot kanë arritur në jug të Francës, në Zvicër, Itali, Portugali dhe Gjermani, dhe për këtë arsye aeroportet anembanë Evropës janë mbyllur kurse fluturimet janë anuluar.
Meteorologët parashohin se gjatë natës retë me hi vullkanik do të zgjerohen edhe mbi pjesët jugore të Gjermanisë, në Çeki dhe Austri, transmeton agjencia AP.

“Presim që shiu do të shpëlajë këto re vullkanike, kështu që do të mbetet vetëm një pjesë e vogël të hënën në mëngjes”, thanë në Shërbimin meteorologjik të Zvicrës. Aty nuk presin që në 24 orët e ardhshme të ketë prurje të reja reje me hi vullkanik.

Për shkak të mbylljes së aeroporteve në Gjermani, Munchen, Stuttgart e pjesërisht edhe në Frankfurt, avio-kompanitë zvicerane sot kanë anuluar 16 fluturime për në Gjermani, por edhe për Budapest dhe Amsterdam.

I mbyllur ishte edhe aeroporti i Vjenës, si dhe disa aeroporte në Spanjë e Portugali. Irlanda ndërkaq, ka mbyllur pesë aeroporte, duke përfshirë edhe tre më të mëdhenjtë.

Meteorologët pohojnë se gjithnjë derisa të mos ndërpritet aktiviteti i vullkanik në Islandë, lëvizja e reve me hi vullkanik do të varet nga erërat.
Shtuar më 09/05/2010, ora 23:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori