Makina përplas për vdekje këmbësorin në Divjakë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Policia bën me dije se në fshatin Çermë e Sipërme, rreth orës 20:00, një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor të moshuar, i cili ka ndërruar jetë në spital. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.12.2022 20:55