Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi
Pëlqej
Turqia i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme, e vendosur pas përpjekjes për grusht shteti në korrik 2016">2016.

Qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik 2016">2016, pas përpjekjes për një grusht shteti të përgjakshëm ku u vranë 251 persona dhe rreth 2 200 të tjerë u plagosën.

Kjo masë e jashtëzakonshme u zgjat shtatë herë, secila për një periudhë tremujore. Hera e fundit që kjo masë u zgjat mbaronte sot në orën 01:00 dhe u la thjesht të përfundonte.

Nën këto masa, më shumë se 110 000 punonjës së institucioneve u pushuan nga puna, ndërsa më shumë se 1 500 persona, përfshirë ushtarë dhe gazetarë, u dënuan me burgim të përjetshëm, shkruan Alsat.

Ndërkohë që gjendje e jashtëzakonshme mbaroi, qeveria ka propozuar ligje të fuqishme kundër terrorizmit. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori