Hillary Clinton triumfon në Kaliforni
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Hillary Clinton ka fituar në garën zgjedhore partiake të demokratëve në Kaliforni, ndërkohë mbrëmë vonë ka pretenduar se tashmë është e nominuar nga partia e saj për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

“Duke ju falënderuar juve, ne kemi të arritur të madhe, për të parën herë në historinë e shtetit tonë një femër do të jetë e nominuar e partisë”, ka deklaruar, Hillary Clinton, para mbështetësve të saj në Bruklin të Nju Jorkut.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, gjithashtu ka fituar edhe në garën zgjedhore në Nju Xherzi, Nju Meksiko dhe Dakota Jugore.

Prej zgjedhjeve të djeshme partiake, rivali i saj Bernie Sanders, ka fituar në Dakotën Veriore dhe Monatana.

Megjithë pretendimet e Clinton për sigurimin e nominimit, Sanders u shpreh se beteja vazhdon.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për secilën votë dhe për secilin delegat që mund ta marrim”, tha Bernie Sanders, para mbështetësve të vet në Santa Monika të Kalifornisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mbrëmë Clintonin e ka uruar për nominimin për zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti.

Në garën republikane, kandidati Donald Trump, tashmë praktikisht e ka siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ai dje fitoi në Nju Xherzi, Dakota Jugore, Nju Meksiko, Kaliforni dhe Montana./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.