Hillari Klinton: Dosjet e Wikileaks rrezikojnë paqen në botë
Pëlqej
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton reagoi sot për publikimin e dokumenteve sekrete nga Wikileaks. Ajo tha se administrata amerikane është urdhëruar të marë masa kunder grabitjes se dosjeve sekrete.

“Ky nuk është vetëm një sulm ndaj SHBA, por një sulm ndaj komunitetit nderkombëtar”, tha Klinton. Sipas saj, rrjedha e informacionit rrezikon paqen në botë. Ndërkohë administrata amerikane u ka urdhëruar sot agjencive shtetërore që t'i rishikojnë procedurat për mbrojtjen e informatave të fshehta, pas publikimit të mijëra dokumentave të Departamentit të Shtetit nga faqja WikiLeaks.

Drejtori i Zyrës për Administratë dhe Buxhet, Xhejkob Li, tha se pamundësia e agjencive për t'i ruajtur informatat e besueshme është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.Autoritetet amerikane kanë nisur hetime penale ndaj faqes së internetit Ëikileaks, për shkak të publikimit të dokumentave sekrete.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Drejtësisë, Eric Holder, i cili ka theksuar se këto dokumenta kanë vënë në rrezik funksionarë amerikanë në të gjithë botën.
Shtuar më 29/11/2010, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori