Hilari Klinton shtron iftar në departamentin e shtetit
Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka shtruar nje darkë iftari për besimtarët dhe agjëruesit myslimanë në departametin e shtetit. Gjatë fjalës përshëndetëse ajo foli edhe për çështjen që ka ngjallur debat në SHBA, lidhur me djegien e librit të shentjë të Kuranit nga një grupim i krishterë. “Jemi ulur së bashku ditën kur vjen lajmi se një prift në Florida do vazhdojë me planet për djegien e Kuranit të shenjtë më 11 shtator. Jam e emocionuar nga dënimi i qartë e i padiskutimtë që i kanë bërë këtij veprimi të padenjë udhëheqësit e të gjitha feve në Amerikë, nga të krishterët evangjelistë tek rabinët hebrejë, krerët sekularë dhe opinionbërësit”, tha Klinton
Shtuar më 08/09/2010, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori