Hezbollahu nuk do të çarmatoset!?
Pëlqej
Albeu.com
Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan George W. Bush për t'u çarmatosur, duke vlerësuar se "forca e rezistencës së Libanit Jugor mbron Libanin"."Thelbi i problemit është se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duan të çarmatosin Hezbollahun. E kërkojnë këtë gjë në mënyrë që Libani të mos ketë mbrojtje", u shpreh Nasrallah.
Ndër të tjera, shefi i Hezbollahut deklaroi se prioritetet e administratës amerikane ishin Iraku dhe Izraeli, e jo Libani. "Amerikanët as nuk duan t'ia dinë për atë që ndodh në Liban, ndoshta situata e brendshme libaneze është më e rëndësishme për Francën", theksoi sheiku Nasrallah.
Shtuar më 18/03/2005, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori