Militantë të lëvizjes shiite libaneze
Hezbollah dhe aleate e Iranit, janë të pranishëm në Siri e mbështesin ushtrinë e besuar të presidentit Bashar Al Assad, që prej muajsh po lufton kundër rebelëve që kërkojnë rrëzimin e regjimit.
Lajmi publikohet nga e përditshmja "Beirut an Nahar" e cila i referohet
burimeve të mirëinformuara,
sikurse i quan ajo.
Sipas këtyre
burimeve një numër ende i pasaktësuar i anëtarëve të njësisë 910 të Këshillit luftues të
Hezbollah ndodhen tashmë në rajonin e Homsit, në atë të Zabadanit në lindje të Damaskut, për të luftuar rebelët. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2012,
ora 13:41