Hetohet rrezimi i avionit te Fazllic
Albeu.com
Megjithëse organet hetuese të Kroacisë kanë nisur hetimet rreth rrëzimit te avionit në të cilin po udhëtonte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazllic, vete biznesmeni ka vazhduar pushimet e tij menjëherë në jahtin Nina qe e kishte pritur në zonën e quajtur Boll.Vendi i ngjarjes është ruajtur deri të premten për shkak të hetimeve të kryera, ndërsa policia kroate ka bërë të ditur për Top Channel se nuk ka qenë e përfshirë në këtë problem pasi nuk ka pasur viktima. Inspektori i drejtorisë për kontrollin ajror, Dinko Vodanovic, ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes tashmë dhe priten rezultatet e para të hetimeve që do të tregojnë mënyrën e aksidentit.

Ngjarja ndodhi të enjten në aeroportin Brachko në zonën e ishujve kroate, avioni mari flake pasi kishte thyer rrethojat e pistës dhe kishte dale jashtë kontrollit. Fazllic ka qenë i shoqëruar nga avokati beogradas Ivan Zogovic, 52 vjeç. Ashtu siç është bërë e ditur gazetari dhe piloti i famshëm serb Zoran Modli nga Beogradi, ka qenë duke drejtuar avionin së bashku me pilotin Millosh Stanojevic, ndërsa stjuardesa nga Zemuni, Senka Vukellic 28 vjeçare ka qenë në avion me ta.
Që të tre kanë dhënë deklarata për policinë, ndërsa avioni ka qenë i kompanisë serbe Princ Aviation.
Shtuar më 17/07/2010, ora 10:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori