Hetohet për korrupsion ish-Presidenti ukrainas
Një gjykatë në Kiev e ka urdhëruar Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë që t’i fillojë hetimet ndaj ish-presidentit të këtij shteti, Petro Poroshenko, dhe ish-ministrit të jashtëm, Pavlo Klimkin, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit.

Vendimi për fillimin e hetimeve është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Rajonale në Kiev të mërkurën. Në njoftim thuhet se ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankesë.

Sipas të dhënave të gjykatës, rasti është nisur nga një individ i paidentifikuar. Javëve të fundit, Poroshenko është marrë dy herë në pyetje si dëshmitar nga Byroja Shtetërore e Hetimeve për shmangie të taksave.

Poroshenko i humbi zgjedhjet presidenciale në Ukrainë në prill të këtij viti pasi humbi ndaj presidentit të tanishëm, Volodymyr Zelenskiy.

Milioneri ukrainas dhe partia e tij i fituan 25 ulëse në kuvend në zgjedhjet parlamentare të korrikut me një fushatë kundër Rusisë
Shtuar më 21/08/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori