Hetime për krimet e kryera në Libi
Gjykata Penale Ndërkombëtare bën të ditur se prokurori i përgjithshëm, Luis Moreno Okampo, do të nisë një hetim zyrtar për krimet e kryera së fundmi në Libi. Gjykata pritet, të publikojë sot listën e parë me zyrtarët libianë, të përfshirë në hetime, si dhe raportin mbi krimet e kryeraLibi, nga data 15 shkurt.

Materialet do të ekzaminohen nga gjyqtarët, të cilët më pas do të vendosin, lidhur me lëshimin e mandat-arresteve. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori