Hero në Paris, shitësi mysliman shpëtoi 6 pengje në supermarket
Pak orë pasi mbaroi makthi i rrëmbimit në supermaketin në zonën e "Porte de Vincennes" në Paris kanë nisur të tregohen edhe orët e tmerrit, nga protagonistët.

Mes tyre ka qenë edhe 24-vjeçari Lassana Bathily, emigrant nga Mali dhe me besim mysliman, i cili ka qenë i punësuar në supermarketin e marrë peng.

Por për personat që ishin brenda supermarketit ai është përshkruar si hero, pasi arriti të fshihte dhe shpëtonte 6 prej pengjeve.

Sipas rrëfimit të një pengu për "BfmTv", në momentin që rrëmbyesi Amedy Coulibaly hyri në supermarket duke qëlluar, shitësi mysliman e kuptoi që rrezikoheshin klientët. Ai vendosi të ndihmojë kë pati mundësi duke i fshehur nëpër dhomat frigoriferike të dyqanit. Ka fikur dritat dhe impiantet e ftohjes. Madje ka qenë ai i pari që ka telefonuar policinë për marrjen peng të supermarketit.

Në fund të orëve të tëra në robëri, ishin 6 klientët që e kanë përqafuar dhe falënderuar të riun.

Ai është kthyer tashmë në hero dhe simbol në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori