Merr fund epoka e Thiago dhe Martinez te Bayern

Sipas drejtorit sportiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, Javier Martines dhe thiago Alcantara do largohen nga klubi gjerman këtë verë.

Për Thiagos i interesuar është Liverpooli, ku pritet të paguaj për të rreth 30 milionë euro.

“Duket se ai dëshiron të largohet”, tha Rummenigge të dielën për gazetën gjermane “Die Welt”.

Kontrata e Thiagos me klubin gjerman përfundon në vitin 2021, prandaj Bayerni dëshiron të përfitojë nga shitja e tij në vend se ta humbasë pa asnjë cent.

Edhe situata e Javi Martinez është pak a shumë e ngjashme, kontrata e të cilit me Bayernin mbaron vitin e ardhshëm.

“Javi po mendon të largohet nga ne. Nëse ai e merr atë vendim përfundimisht, atëherë do të përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.


Shtuar 30.08.2020 14:50