Harryt i mungon mbretëria? Princi nuk duket aspak i lumtur 1 muaj pas shpërnguljes
Kanë kaluar pak më shumë se një muaj që kur Princi Harry dhe
Meghan Markle bënë shpërnguljen e guximshme në Kaliforni dhe tani një
burim i afërt me Dukën e Sussex beson se jeta e tij amerikane nuk ka strukturë.
Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan zyrtarisht nga familja mbretëore në fund të marsit, duke shënuar një jetë të re, pasi çifti u zotua të fitonin paratë e tyre dhe të ndanin kohën e tyre midis Britanisë së Harry-t dhe Amerikës së Veriut të
Meghan.
Pas raporteve të shfaqura në lidhje me vetminë e Harry-it në Los
Angeles, ku ai dhe
Meghan po jetojnë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh që thuhet se ishte në pronësi të Tyler Perry, një
burim i thotë Vanity Fair se atë e ka marrë malli për shtëpinë për disa arsye.
“Ai ka shumë miq në komunitetin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar dhe sigurisht që i mungojnë ata. Ky është një moment shumë i çuditshëm për çiftin, por unë mendoj se
Harryt i mungon të ketë një strukturë në jetën e tij tani,” tha burimi për revistëm.Për dallim nga
Meghan e lindur në Los
Angeles, Harry “nuk ka miq” në Golden State dhe aktualisht nuk ka punë.
Shtuar më 16/05/2020,
ora 15:20