Merr fund dilema, De Ketelaere mbërrin në Milano (VIDEO)

Transferimi më i ri i Milanit, Charles De Ketelaere, ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Itali, në Milano.

Maldini nuk ka hequr dorë nga talenti belg, të cilët e ndoqën deri në momentin e fundit.

De Ketelaere erdhi nga Brugge për një shifër prej 35 milionë eurosh në total. Ai në paraditen e së martës do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e tij si lojtari më i ri i kampionëve aktual të Serie A./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.08.2022 07:50