Haradinaj: Zvicra ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në Ditën Nacionale të Zvicrës ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë vend.

"Shteti Zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë", ka shkruar Haradinaj në "Facebook".

Shtuar më 01/08/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori