Hapi zjarr në shkollë, 15 vjeçari vret mikun e ngushtë dhe plagos tre vajza
Një djalë 15 vjeçar në Uashington ka postuar në Youtube një video teksa vret me armë mikun e tij më të mirë dhe plagos tre vajza.

Caleb Sharpe thuhet se hyri në Freeman High School në Rockford të Uashingtonit dhe hapi zjarr shkruan Albeu.com.

Policia thotë se adoleshenti gjuajti një djalë në kokë, pastaj goditi tre vajza ndërsa gjuante më breshëri në korridor.

Një shok klase tha se i dyshuari solli me vete një shënim në fillim të vitit, duke thënë se ai do të bënte "diçka të marrë".

Atë e përshkruan si 'të këndshëm dhe të çuditshëm' dhe një tifoz i madh i emisionit televiziv 'Breaking Bad'.

Rreth një muaj para sulmit, Sharpe publikoi një video të çuditshme të vetes duke gjuajtur një armë lodër. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori