Ambasada amerikane: Çojeni në "Venecia" përplasjen për Gjykatën Kushtetuese
Hapen dyert e shtëpisë më të frikshme në botë, misteret që fsheh
Halloween po vjen: Nëse nuk keni ende ndonjë ide dekori për shtëpinë tuaj, frymëzohuni nga banesa legjendare e kontit Drakula.

Mund edhe ta shikoni nga afër: Kështjella në Transilvani mund të vizitohet pa pagesë këtë Halloween. Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit "Drakula".

Ai do t'ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës ku fle personazhi i romanit më të famshëm horror. Shtrati i Drakulës natyrisht nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.

Dhe meqë po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori