Hamas dënon sulmet në Paris
Organizata që po përpiqet për shtet të pavarur palestinez në Lindjen e Mesme, Hamas ka deklaruar se dënon sulmin terrorist në Paris, duke shtuar se dallimet në ide nuk duhet të na bëjnë të shkojmë deri në vrasje.

Hamas ka kundërshtuar kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se nuk qëndrojnë aspak krahasimet që bën kreu i qeverisë izraelite, se "sulmet e Hamasit janë të njëjta me sulmin në revistën franceze".

Organizata vlerëson se lufta e saj është për një Palestinë të lirë dhe jo për krime ndaj njerëzimit./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori