Halla e Obames fiton azil ne SHBA
Albeu.com
Një gjyqtar emigracioni në Boston i ka dhënë azil hallës keniane të presidentit Barack Obama, duke e lejuar atë të rrijë në SHBA, njoftoi avokati i saj. Vendimi gjyqësor i dha të drejtë 57-vjeçares Zeituni Onyango të kërkojë një vend pune dhe të vazhdojë procedurat për qëndrim të përhershëm.
Ajo mund të kërkojë shtetësinë amerikane pas gjashtë vjetësh qëndrimi, raporton VOA.

Onyango, një gjysmëmotër e babait të Obamës, shkoi në SHBA në vitin 2000, duke u ankuar për dhunë në Kenia. Kërkesa e saj ishte mohuar fillimisht, por ajo vazhdoi këmbënguljen e saj, duke përmendur problemet shëndetësore.
Shtuar më 18/05/2010, ora 14:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori