Ambasadorja amerikane në Kombet e
Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se Shtetet e
Bashkuara të Amerikës nuk janë më të fokusuar në
largimin e
Bashar al-
Assadit, si parakusht për zgjidhjen e luftës civile në këtë vend.
"Tashmë prioriteti ynë nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në
largimin e
Assadit", ka thënë ajo.
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se "e ardhmja e
Assadit do të vendoset nga populli i Sirisë", ndërsa zëdhënësi opozitar sirian, Monzer Makhos, u tha gezatrëve në Gjenevë se "opozita kurrë nuk do ta pranojë çfarëdo roli për
Bashar al-Assadin në asnjë fazë, nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë". /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017,
ora 10:37