Hakerat sulmojnë Wikileaks
Hakerat sulmojnë faqen online Wikileaks. Mesazhi shfaqet ne faqen e organizates ne Tëitter dhe sipas 'Corriere Della Sera'-s, i atribuohet vete Julian Assange-it, themeluesi i shumediskutuar australian i site-t te specializuar ne publikimin e dokumenteve te rezervuara.

Wikileaks njoftoi se faqja e saj ne internet ka pesuar gjate nates nje sulm informatik, ndersa vazhdonte publikimi i nje vale te re kabllogramash te diplomateve amerikane, nje pjese e te cilave te rezervuara.

Aktualisht në faqen e Wikileaks ndodhen vetëm 6 dokumente për Shqipërinë ndërkohë që dje rezultonin gati 700 dokumente të tilla.

Per cdo rast, mesazhi ne Twitter permbante nje link ku mund te gjendeshin kopje te mesazheve te shperndara tashme. Kabllogramat e publikuara se fundi duket se jane pjese e 250.000 dokumenteve te Departamentit Amerikan te Shtetit te cilat kane perfunduar ne dore te organizates.

Te marten, Shtetet e Bashkuara denoncuan nxjerrjen e dokumenteve te reja konfidenciale, duke deklaruar se nje veprim i tille ve ne rrezik sigurine e personave te caktuara. Sipas 'Neë York Times', ne disa prej 133.000 kabllogramave te hedhura se fundi ne internet, shfaqen dhe emrat e njerezve qe kane folur me diplomate amerikane duke pretenduar ruajtjen e anonimatit.
Shtuar më 31/08/2011, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori