Hakerat sulmojnë rrjetin e telefonisë palestineze
Rrjeti kryesor i telefonisë në Rripin Perëndimor dhe Gaza është sulmuar nga hakersat që kanë çuar në pezullimin e shërbimeve të internetit, në pjesën më të madhe të territoreve palestinezë.

Sipas përfaqësuesve të autoriteteve palestineze sulmet nisën një ditë pas anëtaresimit të Palestines në UNESCO. Megjithate zyrtarët nuk nxitojne të flasin hapur për një lidhje mes dy episodeve.

Vendimi i organizates kulturore te OKB-se u kritikua ashper nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, qe pezulluan kontributet e tyre për UNESCO-n ne nje kohe kur konsiderohen si donatori i saj me madh. Mungesa e zgjatur e internetit mund te kete kosto te larte per shume biznese palestineze. Ndonëse ekspertet po punojne per ta zgjidhur problemin, ata se nuk e kane te lehte. sulmet kane ardhur nga pjese te ndryshme te botes. ne rrafshin zyrtar, reagimi i Izraelit nuk vonoi te mberrinte me deklaraten e hapur se tani, pas anetaresimit te Palestines ne UNESCO do te pershpejtoje ndertimet e kolonive hebraike ne bregun perendimor dhe Jeruzalemin Lindor dhe do te ngrije perkohesisht trasferimin e fondeve të Autoritetit Palestinez.

Lideri i ketij te fundit, Mahmud Abaz tha se ajo qe do te pershpejtojne vendimet e Tel Avivit do te jete shkaterrimi i procesit te paqes. Voten e UNESCO-s, shteti hebre e pershkroi si "tragjedi" dhe menjehere pas saj, kryeministri Benjamin Netanyahu kerkoi pershpejtimin e ndertimit te gati 2.000 banesave. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori