Hajdutët bëjnë për spital ekspertin e arteve marciale (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ekspert i arteve marciale u la në gjak pasi luftoi me një bandë prej 5 hajdutësh të cilët i shkuan në shtëpi për ta vjedhur.

Hajdutët shkuan në shtëpinë e David Pugh, 55 vjeç dhe kërkuan para, ndërsa i sulmuan edhe djalin e tij adoleshent, përcjell albeu.com

Të maskuar dhe me shkopa bejsbolli hajdutët sulmuan Pugh i cili filloi të vinte në punë lëvizjet e tij prej profesionisti duke luftuar me ta prej 10 minutash derisa erdhi policia.

"Burrat vazhduan të bërtisnin ku janë paratë, na jepni paratë tuaja . Fillova të godas personin e parë që munda të kapja dhe gjithcka u kthye në një betejë ata morën karrige për të më goditu, ndërsa unë i gjuajta me shishe. Por ata më goditën në mënyrë të përsëritur në kokë me një shkop bejsbolli".

Policia u njoftua nga fqinjët dhe pas 8 minutash shkoi në vendngjarje, eksperti arriti të njohë dy nga hajdutët ndërsa policia po punon për kapjen e tyre. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori