Haiti, kolera ëshë përhapur në gjithë vendin
Pëlqej
Sipas të dhënave zyrtare rreth 1.000 vetë kanë vdekur deri tani nga koleraHaiti, më shumë se 16.000 janë të infektuar. Dy vetë humbën jetën gjatë trazirave.

Nëse situata do të përshkallëzohet, do të ketë probleme në furnizimin e popullsisë, tha koordinatori rajonal i organizatës kundër urisë në botë, Dirk Günter. “Këto protesta drejtohen në thelb kundër qeverisë. Kanë të bëjnë me kolerën dhe qeveria nuk ia ka dalë të reduktojë përhapjen e saj. Por protestat drejtohen aktualisht edhe kundër trupës mbrojtëse të OKB-së. Në Haiti mendohet se trupat mbrojtëse të OKB-së janë pjesërisht bartës të virusit të kolerës dhe e kanë sjellë atë në vend”.

Për herë të parë u regjistrua një rast vdekjeje nga kolera edhe në Republikën Dominikane. Sipas të dhënave të autoriteteve atje, bëhet fjalë për një haitian, që kishte hyrë pak kohë më parë në vend.
Shtuar më 18/11/2010, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori