Hahn: Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ekziston potencial i madh
Në botën e globalizuar në fund të ditës, të gjithë jemi lojtarë të vegjël, kështu që vendet anëtare të BE-së hap pas hapi e krijuan tregun e vetëm më të madh ku investuesit kanë qasje drejt një numri të madh të konsumatorëve, deklaroi sot eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në ligjeratën që u organizua nga ana e sektorit civil në Beograd.

“Do të thotë, madhësia është e rëndësishme”, konstatoi Han, duke cekur se marrëveshja CEFTA nuk paraqet alternativë për inkuadrim drejt BE-së, as rrugë anësore, e as qorr-sokak, as nuk e ndryshon, as e shtyhen anëtarësimin në Union, por, përkundrazi, është një hap përpara në përgatitjen tuaj për inkaudrim drejt tregut të vetëm të BE-së, dhe gjithsesi, i zgjidhë dobësitë e caktuara strukturore të tërë rajonit, siç janë, mes tjerash, dhe zinxhiri i zhvilluar pamjaftueshëm për furnizim.

“Sipas kësaj, shihet se këtu ka potencial të madh në vetë rajonin, nën kushtin që të bëhet përparim në hapësirën e përbashkët rajonale”, vlerësoi Han.

Ai theksoj se Evropa bazohet në rajone. “Na nevojiten rajone të fuqishme, të paraspeshuara, nuk duam pjesë të fuqishme ekonomike të ERvropës dhe pjesë të dobëta të Evropës”, theksoi eurokomisari. “Për sukses të prëgjithshëm të Evropës, ka kuptim të madh edhe një bllok prej 20 milionë njerëzve të kyçet në Union”, konsideron Han.

Nga ana tjetër, sipas tij, është e lirë zgjedhja e vendeve që të vendosin nëse dëshirojnë apo jo ta shfrytëzojnë atë mundësi. Han theksoi se çdo ditë i ndjekë hulumtimet për mendim publik dhe se mbështetja për BE-në po ndërron.

Ai potencoi se Evropa shpesh përjetohet si dikush që “vazhdimisht kërkon diçka, kushtëzon, të ndryshohet kjo, të reformohet kjo”, dhe kjo është, vlerëson Han, reagim njerëzor. “Kur diçka ndryshon, ajo me vete sjell pasiguri, ndërsa atë njerëzit nuk e duan, ata dëshirojnë të dinë çka do të ndodhë nesër. Reformat nuk janë çdoherë të mirseardhura.

Duhet ta shihni thelbin, i cili me të vërtetë ju jep diçka, të kapshme. Ne dhe qytetarët tanë duhet t’iu drejtohemi. Edhe në Evropë çdokush nuk është i lumtur kur flasim për zgjerim të Unionit, duhet t’ua qasrojmë atë edhe qytetarëve tanë, çka është dobia dhe përse dëshirojmë anëtare të reja”, theksoi Han.
Shtuar më 15/09/2017, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori