Hahn: BE s'ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor

Komisionari i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn ëshët shprehur se integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.

“Evropa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Evropës dhe partnerët globalë”, shkruan eurokomisioneri në llogarinë e tij në Twitter.

Hahn ka nënvizuar se detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.

“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori