Rituali i “Ujit të Bekuar”, dhjetra të rinj zhyten në liqenin e Ohrit

Dita e sotme përkon me dita e Ujit të Bekuar. Ky ritual, është kremtuar edhe në qytetin e Pogradecit, ku dhjetëra të rinj sfiduan të ftohtin dhe u zhytën në ujin e liqenit të Ohrit.

Andi (Klemente) Mitllari është i riu që mori kryqin e bekuar, ndërsa qindra banorë të Pogradecit u bënë pjesë e festimeve simbolike të besimit ortodoks.


Shtuar 6.01.2020 12:17