Hagë: Përfundon procesi kundër Millutinoviqit dhe të tjerëve
Albeu.com
Sipas njoftimeve nga agjencitë, më fjalët përmbyllëse të prokurorisë dhe të mbrojtjes, që fillojnë nesër dhe do të zgjasin gjatë gjithë javës, do të përfundojë gjykimi i ish-kryetarit të Serbisë Millan Millutinoviq ...Sipas njoftimeve nga agjencitë, më fjalët përmbyllëse të prokurorisë dhe të mbrojtjes, që fillojnë nesër dhe do të zgjasin gjatë gjithë javës, do të përfundojë gjykimi i ish-kryetarit të Serbisë Millan Millutinoviq dhe pesë liderëve të tjerë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë, të akuzuar për krimet në Kosovë në vitin 1999.
Bashkë me Millutinoviqin, i cili ishte ndër bashkëpunëtorët me të ngushtë të Millosheviqit, i cili vdiq në burg, janë akuzuar edhe Nikolla Shainoviq, nënkryetar i qeverisë serbe, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, komandanti i armatës së tretë, Nebojsha Pavkoviq, komandanti i korpusit të Prishtinës, Vlladimir Lazareviq, si dhe shefi i shtabit të Ministrisë së Brendshme, Sreten Lukiq.

Ata akuzohen për depërtim të dhunshëm dhe ndjekje të civilëve shqiptarë në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1999.

Prokuroria do të ketë tetë orë për fjalën përmbyllëse, ndërsa secili mbrojtës i gjashtë të akuzuarit do të ketë nga dy orë e gjysmë. (rtk)
Shtuar më 18/08/2008, ora 20:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori