Hagë : Shesheli ka bërë dhe nxitur krime
Pëlqej
Albeu.com
Në Hagë filloi sot procesi gjyqësor kundër liderit ultranacionalist të radikalëve serb, Vojislav Sheshel. Ish - bashkëpuntori i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit, akuzohet për dëbimin dhe vrasjen e qindra kroatëve dhe boshnjakëve në Vojvodinë, Kroaci dhe Bosnje - Hercegovinë.Prokurorja Kristina Dal (Christine Dahl) tha se krimet e papara në hapsirat e ish - Jugosllavisë, në periudhën prej vitit 1991 - 1993 ishin pasojë nacionalizmit luftarak të Shesheli. Dal tha se Shesheli ka bërë dhe ka nxitur krime me qëllim krijimin e Serbisë së Madhe. Nxjerja e dëshmitarëve dhe dëshmive kundër Sheshlit do të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Më pas Shesheli mund të nxjerrë dëshmitrët e vet.
g. start
Shtuar më 07/11/2007, ora 20:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori