Haga mbetet e hapur per Mlladiqin e Haxhiqin edhe pas 2014-shit
Albeu.com
Nëse Tribunali i Hagës mbyllet para arrestimit të dy të arratisurve të mbetur, Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit, ata do t’i gjykojë “një mekanizëm ndërkombëtar” i veçantë, formimi i të cilit është planifikuar me strategjinë ...... dalëse të punës të kësaj gjykate, deklaruan përfaqësuesit e Tribunalit të Hagës, raportojnë mediet serbe.

“Nëse Mlladiqi dhe Haxhiqi arrestohen në një të ardhme të afërt, ata do të gjykohen në Tribunalin e Hagës dhe këto procese duhet të përfundojnë deri në vitin 2014 apo 2015.
Megjithatë, nëse nuk ndodh kjo, kjo nuk do të thotë se do të ecin lirshëm pa u dënuar”, thanë përfaqësuesit e Tribunalit në njërin prej paneleve vizituese në këtë institucion, të organizuar për gazetarë nga misioni i OSBE-së në Serbi.

Sipas vlerësimit të presidentit të Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson, të gjitha veprimet që janë duke u zhvilluar, si dhe procesi kundër Radovan Karaxhiqit, duhet të kompletohen deri në vitin 2014, kur është paraparë mbyllja e kësaj gjykate.

Tribunali i Hagës është themeluar në vitin 1993 me Rezolutën 827 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për dhjetë vjet, prokuroria në Hagë ka akuzuar 161 persona, por më vonë ka tërhequr 20 padi. Procedurat kanë përfunduar kundër 121 personave të akuzuar në 86 raste, ku 11 persona janë liruar nga akuzat, 61 janë dënuar, 19 kanë vdekur, ndërsa të tjerët janë proceduar në gjykatat kombëtare.
Shtuar më 18/05/2010, ora 16:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori