Haga ia plotëson kërkesën Karaxhiqit
Albeu.com
Tribunali i Hagës për Krime Lufte tha se procesi gjyqësor kundër liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq do të drejtohet nga një gjykatës i ri.Tribunali tha se ky vendim është marrë pasi që prokurorët kanë informuar gjykatën se nuk e kanë ndërmend që edhe më tej të kombinojnë rastin e Karaxhiqit me raste tjera siç kishin planifikuar fillimisht.

Vendimi nënkupton se me rastin Karaxhiq nuk do të merret më gjykatësi holandez Alphons Orie.

Të martën Karaxhiqi ka kërkuar një gjykatës të ri duke pretenduar se Orie nuk është neutral meqë tashmë kishte dënuar një nga ndihmësit e afërt të Karaxhiqit. /rel/
Shtuar më 22/08/2008, ora 16:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori