“Hackers”-at sulmojnë faqet kineze
Mbi 500 faqe interneti në Kinë ku bëjnë pjesë edhe disa uebsajte të institucioneve qeveritare, agjensive zyrtare të lajmeve apo grupeve të biznesit janë sulmuar nga një grup pirat i quajtur “Anonymous”.


Sipas grupit të “hackers”-ave ky sulm ishte një formë proteste ndaj kontrollit strikt dhe kufizimeve të shumta që autoritetet i kanë vendosur përdoruesve të internetitvend. ”E dashura qeveri e Kinës, ju nuk jeni të pamposhtshëm. Faqet e internetit sot janë rrëzuar. Nesër, do t’i vijë radha regjimit tuaj”, shkruhej në një pjesë të mesazhit, të shfaqur në anglisht dhe kinezçe. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori