Gyl kerkon ndihme nga Obama
Albeu.com
Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka kërkuar nga homologu amerikan, Barak Obama të ushtrojë ndikimin e tij për mosmiratimin e rezolutës që i cilëson genocid vrasjet e armenëve nga osmanët.Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan voton gjatë ditës së sotme një propozim rezolutë, e cila i cilëson si genocid vrasjen e armenëve nga forcat osmane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ankaraja zyrtare ka përsëritur në vazhdimësi gjatë ditëve të fundit që miratimi i një rezolute të tillë do të dëmtonte marrëdhëniet amerikano-turke, por dhe procesin e sapo nisur të pajtimit mes Armenisë dhe Turqisë. Në mbështetje të Turqisë kanë dalë dhe përfaqësuesit e biznesit amerikan.
Shtuar më 04/03/2010, ora 22:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori